OU! Paska edhe ndërhyrje të tillë? Modelja e njohur zbulon pa komplekse procedurën kirurgjikale që ka realizuar!

Operacionet plastike edhe pse të realizuara në masë të madhe mbeten akoma një temë që nuk preferohet të flitet nga të famshmet, por jo edhe për Chrissy Teigen.

Modelja e njohur ka folur hapur duke zbuluar ndërhyrjen të cilën e ka bërë në fytyrën e saj.

Ajo zbuloi se ka kryer një ndërhyrje për të hequr yndyrën nga faqet e saj, gjë e cila nuk është shumë e zakonshme, pasi një pjesë e madhe ndërhyrjnë për të zmadhuar mollëzat.

Kjo nuk është hera e parë që Teigen i nënshtrohet një ndërhyrje estetike.

Vitin e kaluar, ylli iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjirit. Pak vite më parë, modelja tregoi se kishte bërë një ndërhyrje në sqetull për të parandaluar djersitjen e tepërt.

Kujtojmë që Teigen ka kaluar një periudhë të vështirë të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj.

Pak muaj më parë, modelja humbi fëmijën e tretë që po priste me këngëtarin John Legend.