Operacioni i Adriana Matoshit përfundoi me sukses, partneri tregon gjendjen e aktores nga spitali (FOTO)

Adriana Matoshi zbuloi pak ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru, 9 vite pasi luftoi për herë të parë me këtë sëmundje në një kohë kur ishte dhe shtatzënë. Behxhet Pacolli dhe Labiot Tahiri shprehën gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë për kurim jashtë vendit. Aktorja dhe deputetja nga Kosova iu nënshtrua një operacion dy ditë më parë, për të hequr tumorin në tru.

Keith Groeneveld ka ndarë foton e parë me partneren Adriana Matoshi pasi doli nga kujdesi intensiv.  Futbollisti shihet teksa shtrëngon dorën e aktores.