Olsi Bylyku konfirmon romancën e re, i dedikon këngë “Amlës” së zemrës

Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, Olsi Bylyku ka vendosur të rikthehet me projekte muzikore, por këtë herë me një dedikim për partneren e tij të re të cilën e quan “Amla”, si vetë titulli i këngës. Aktori i humorit ka konfirmuar se është në një lidhje dhe zgjodhi mënyrën më të veçantë për të treguar marrëdhënien që ai ka me “Amlën”.

videokilipin e këngës që tashmë është publikuar në rrjete sociale, Olsi shkruan se kjo këngë i dedikohet partneres e cila i ka qëndruar pranë në vitin e tij më të vështirë të jetës si nga ana personale ashtu edhe profesionale.

Kujtojmë se aktori i humorit është përfolur për një romancë me gazetaren e Tv Klan Denada Lura e cila pas bujës vendosi të mbyllte faqen e saj në rrjete sociale. Olsi në videoklipin e “Amlës” nuk e zbulon imazhin e të dashurës dhe ku i dihet ajo mund të jetë edhe Lura.