Oferta marramendëse për Luana Vjollcën nga media shqiptare, autorja bën REAGIMIN epik: “Shumë e shtrenjtë …!”

Luana Vjollca ka qenë kryetema e ditëve të fundit pas publikimit të disa ofertave të majme nga televizionet shqiptare pas largimit të saj nga Top Channel.

Gjersa prezantuesja vazhdon të qëndrojë e lirë padyshim interesimi i televizioneve për ta pasur nën logon e tyre është i madh.

Ishte Express Rozë që ditë më parë publikoi një nga ftesat marramendëse që i është bërë Luanës.

Sipas burimeve të sigurta të Express Rozë mësohet se një nga televizionet më të vogla i ka bërë ofertë marramendëse me shumën prej 20 mijë euro në muaj vetëm për moderimin për të marrë të drejtën e transmetimit të programit të saj.

Mësohet se po ashtu prezantuesja po shqyrton ofertat e mbërritura menjëherë pas largimit nga Top Channel edhe nga televizionet në Kosovë dhe besohet se shumë shpejt do të mësojmë logon nën të cilën do të shfaqet në të ardhmen.

E këtyre lajmeve bukuroshja u ka reaguar në mënyrën më epike të mundshme.

‘’Shumë e shtrejntë kjo LV-ja’’, shkruante sipër fotos ku afër shihej një xhup i markës Louis Vuitton, por sigurisht Luana nuk e kishte me xhupin por LV janë inicialet e emrit të saj dhe ky ishte një reagim pas publikimit të ofertave të majme kundrejt saj.


Se a ka pranuar dhe nën logon e cilit television do ta shohim Luanën mbetet të shihet, deri tani ajo nuk na zbuloi asgjë.