Lidhja e Adriana Matoshit me futbollistin afrikan Keith Groeneveld është komentuar e paragjykuar në rrjete sociale që nga koha kur u bë publike.
Megjithëse ka kaluar kohë duket se ka ende njerëz që nuk ngurrojnë të ofendojnë publikisht.
Së fundmi aktorja e shumë çmimeve ndërkombëtare kaloi kohë së bashku me të dashurin dhe shoqen e saj aktoren , Arjola Demiri.

Ka qenë kjo e fundit që në fotografitë e publikuara mori një ofendim që nuk ngurroi ta bëjë publik dhe ta bëjë ‘’për 5 pare’’ ofenduesin.
Komentuesi shpërtheu me komente raciste ndaj futbollistit dhe mori një përgjigje që mund të mos e ketë pritur nga Arjola, e cila i doli në mbrojtje të dashurit të shoqes.


