Armend Rexhepagiqi sot feston ditëlindjen e tij.
Artisti i njohur që nuk është aktiv në rrjetet sociale mori urime të përzemërta nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Më i ëmbli padyshim ishte ai nga Leonora Jakupi, e cila përmes rrjeteve sociale ku publikoi një fotografi të Armendit shkroi kështu: O yll o dritë o zemër, paq jetën e gjatë e të bukur ashtu si ti ke zemrën! Love U

Urime special erdhi edhe nga bashkëpunëtorja tjetër, Jehona Sopi, e cila po ashtu kishte zgjedhur fjalët më të bukura.
“Urime ditelindjen my friend- i gezofsh 100 vite te pasuna me dashni-ashtu sic na e ke pasunu jeten me muziken e me prezencen tande… Jam e bekune qe te kam ne jeten tem-te dua”, shkroi ajo.

Gjithashtu edhe Yll Limani me të cilin ka bashkëpunuar në të kaluarën, i dedikoi një shkrim të bukur duke ndarë edhe një fotografi të përbashkët.
“Muzika juaj ka ndryshuar jetën time në një mënyrë e pabesueshme. Faleminderit për çdo këngë të vetme që na keni dhuruar. Urime ditëlindjen ikonë. Me fat që punoj me ju dhe ju quaj mik!”, shkroi Ylli.

