“O ju njerëz”: Ajeti kuranor me të cilin u hap Kupa e Botës (VIDEO)

Kupa e Botës merr këmbët me ceremoninë hapëse, e cila filloi me një spektakël të vërtetë që ngërtheu në vete recitime nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur’ani.

Kupa e Botës këtë vit po mbahet në një vend mysliman arab.

Një vend që nuk iu nënshtrua udhëzimeve specifike ndërkombëtare për të pritur këtë turne madhështor, por sipas gazetës angleze Daily Star, Katari, si mikpritës i këtij turneu, iu përmbajt të gjitha ligjeve të sheriatit dhe islamit gjatë Kupës së Botës.

Ashtu edhe siç ishte raportuar paraprakisht nga mediet lokale të Katarit, në ceremoninë hapëse u recituan vargje nga Kurani i Shenjtë.