Nuri i shtatzënisë, i dashuri publikon pamje të reja të Gentës shtatzënë

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël.

Lajmi që ka qarkulluar prej kohësh tashmë është vërtetuar edhe pse vet artistja nuk a ka konfirmuar një gjë të tillë, por pamjet me barkun e rrumbullakosur thanë çdo gjë.

Çifti po qëndrojnë në Kosovë prej ditësh, në një nga hotelet më luksoze të Prishtinës ku Genta është befasuar nga Usta që me mëngjes.


Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë, në pjatën e së cilës shkruhej “Fat të mbarë, të dua”.

Duket se shtatzënia ka ndikuar në nepsin e këngëtares dhe kjo vihet re edhe nga videoja e fundit që i dashuri i saj ndau me ndjekësit e tij në InstaStory.

Në pamje shihet Genta me ndryshimin e pësuar në vijën e trupit gjatë shtatzënisë.