Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku nënë e bijë janë gjetue pa jetë brenda banesës së tyre.
Dera e banesës ka qenë e mbyllur dhe ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.
Nga informacionet, bëhet me dije se nëna, 75-vjeçarja Eleni Vangjeli ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza 54-vjeçarja Ornela Vangjeli, ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.