“Nuk mundemi pa ty tani”, këngëtari shqiptar zbulon se do të bëhet baba

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë, pasi partnerja e artistit është në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka dhënë vetë Ermal Meta në një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se partnerja e tij është shtatzënë dhe do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ai publikoi foton e një pulovre të bardhë që i kanë blerë foshnjën, ndërsa shkroi: “Kjo  do të jetë pulovra jote e parë. Ne do të presim për ty. Mos u ngut, por mos u vono shumë sepse nuk mundemi pa ty tani. Ne do të presim për ty fortuna e vogël, na sillni verën. Mami dhe babi juaj”.