“Nuk mund të bëj fëmijë”, rrëfimi i artistes shqiptare për problemet shëndetësore dhe pengesat për t’u bërë nënë

Inida Gjata ose si njihet në publik me emrin Zhaku ka folur përherë pa komplekse në çdo paraqitje të saj.

E ftuar së fundmi në “Apolotik” ajo foli për arsyet se pse nuk është bërë akoma duke zbuluar problemet shëndetësore me të cilat përballet.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua t’u shkoj nga mbrapa fëmijëve”, ka thënë ajo.

Tutje ka thënë se kjo nuk ndikon në raportin me bashkëshortin pasi ai ka një fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Në fund Zhaku tha se nuk ndihet keq nëse nuk do të bëhet nënë, pasi sipas saj bota nuk po bëhet një vend më i mirë për të sjellë në jetë një fëmijë.

Zhaku prej kohësh jeton në Gjermani me të dashurin e saj gjerman ndërsa më parë kishte rrëfyer se largimi erdhi pas një periudhe depresioni që pati.