Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ndodhet në Dubai, ku po shijon pushimet e saj luksoze dhe herë pas here ndan momentet me ndjekësit e saj në Instagram. Edhe pse në kushte pandemie ku duhet detyrimisht zbatimi i masave anti-COVID, Enca e gjen zgjidhjen menjëherë dhe ky veprim është epik!
Në një postim të shpërndarë së fundmi në ‘InstaStory’, ajo është shfaqur duke vendosur pjesën e sipërme të bikineve në fytyrë si një lloj maske. Vlen të thuhet se Enca ka “shfrytëzuar” momentin në Dubai dhe çdo ditë e shohim të jete e veshur me brandet më “expensive” dhe këto bikini-mask s’janë dosido pasi janë Chanel.
“Kur më thonë të mbaj maskë”, shkruan Enca krahas fotos.

