Nuk kemi më nevojë për FOTOT e paparacëve, pasi JLo dhe Ben Affleck ‘dalin zbuluar’ nga mikesha e tyre!

Gjërat kanë filluar të bëhen akoma me serioze mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Ky i fundit mesa duket ka vendosur që marrëdhënien e tyre ta çojnë në tjetër nivel.

Sipas burimeve për revistën “Closer”, thuhet se Ben Affleck ka nisur përgatitjet për t’i propozuar JLo-së muajin e ardhshëm me rastin 52-vjetorit të këngëtares. Mendohet që përpos propozimit romantik për artisten në 24 korrik, Ben ka menduar që ta marrë Jennifer Lopez në rezidencën e tij 28 milionë paund në Los Angeles. Prej kohësh në fakt përflitet se Jennifer Lopez do të largohet nga Miami për t’u zhvendosur në Los Angeles së bashku me binjakët, Max dhe Emme.

Mirëpo dyshja asnjëherë nuk e ka konfirmuar lidhjen publikisht edhe pse paparacët shpesh kanë ndarë momente të ndryshme nga takimet e tyre.

Epo, këtë herë nuk ka pasur nevojë pasi mikesha e Jennifer sapo na dhuroi pozën më të ëmbël të çiftit.

Në ditëlindjen e aktores Leah Rimini, dyshja nuk kanë mundur që t’i shmangen fotove ku më pas mikesha e tyre e ndau në rrjete sociale me të gjithë miqtë e saj virtual.