Nuk ka pritur as një javë, Ronela Hajati bën gati projektin e radhës pas “Aventura”!

Ronela Hajati nuk ka pritur as një javë! Vetëm gjashtë ditë pasi publikoi “Aventura”, këngëtarja 31 vjeçare ka nisur punën për videoklipin e radhës.

Ylli i muzikës ka paralajmëruar një tjetër HIT përmes një postimi në Instagram.

Ronela ka publikuar një video nga xhirimet ku ka zbuluar edhe detaje për klipin e këngës që do të jetë bashkëpunim.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”. “’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, ajo.

Ndërkohë ne mezi presim qershorin që të dëgjojmë “Alo alo”! /Afterparty.al