Nuk ka mundësi! Genta Ismajli na prezanton me mamanë dhe duket më e re nga ç’mund ta imagjinonit!

Ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe Genta Ismajli ka uruar publikisht në rrjete sociale mamanë e saj në Ditën e Nënës.

Këngëtarja kosovare ka ndarë në Instastory dy foto me nënën e saj Eca, dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë!

Në imazhet e publikuara, nënë e bijë duken si dy shoqe të ngushta. Mamaja e Gentës ngjan shumë më e re nga ç’mund ta kishim imagjinuar.

“Gëzuar ditën e nënave Eca! Ti je njeriu më i buku, je bota për mua! Faleminderit për gjithçka që bën, të dua shumë! Gëzuar ditën e nënave gjithçkaja ime!”, shkruan ylli i “Shake it” në postim. /Afterparty.al