Beniada së fundmi ajo është përballur me kritika nga ndjekësit e saj, pasi nuk mbajti zi në Instagram për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.
Me një Instastory ajo ka sqaruar se ish-presidenti është kushëriri i babit të saj dhe nuk ka patur kurrë mundësinë ta takojë nga afër.
“Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit.
Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”-shkruan Beniada.