Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina. Modelja është bërë nënë në një moshë të re dhe ky fakt ende nuk i besohet.

Vetëm së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale një video të saj në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Nuk më besohet ende që jam bërë një mami”, shoqëruar nga një emoji i emocionuar.
Megjithëse ndan në Instagram foto me të voglën, Arbenita ende s’e ka ndarë mendjen të na tregojë portretin e saj. Megjithatë, sot ajo na tregoi tiparin më të bukur të Ninës, hundën e saj të vogël dhe me majë, njësoj si të modeles.
