Nuk e kishim imagjinuar kurrë! Tayna me këngë patriotike për festën e flamurit!

Tayna është padyshim nga artistet femra më të suksesshme të skenës muzikore shqiptare.

E kemi parë teksa interpreton këngë dashurie e dissa, por nuk e kishim imagjinuar kurr ta shihnim në këngë patriotike.

Epo kjo është Tayna që di të na befasojë.

Mësohet se me 28 nëntor reperja do të sjell një projekt të ri që do t’i dedikohet festës kombëtare të flamurit.

Këtë e ka konfirmuar për afterparty.al menaxheri i reperes, Rinor Hykolli.

Kënga do të mbajë titullin ‘’Heroinat’’ dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

Hykolli ka publikuar një fotografi nga memoriali “Heroinat’’ i vendosur në kryeqytetin kosovar që i dedikohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë duke paralajmëruar projektin.

Kënga është bashkëpunim mes Taynës dhe producentit Cricket dhe është e para që publikohet nga albumi i artistes.