Nuk e dinte që ishte Live! Spikerja e BBC tregon gishtin e mesit

Gjesti i një spikereje të BBC është bërë viral.

Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesit, gjatë përgatitjeve për të dhënë lajmet e fundit në edicionin e orës 12:00 të mërkurën, por nuk e dinte që ajo tashmë ishte live, shkruan Daily Mail.

Moshiri më pas e kupton që është në transmetim të drejtpërdrejtë, ndryshon qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës dhe fillon të lexojë lajmin për Boris Johnson.