Nuk e dinte askush! Angela Martini bëhet mami për herë të parë, vjen në jetë bebushi nga nëna surrogate (FOTO)

Po, po e lexuat mirë: Angela Martini bëhet nënë për herë të parë dhe gjinia e bebushit është djalë!

Modelja e njohur e ka ndarë lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram ku ka njoftuar se këtë ka vendosur ta bëjë përmes një gruaje surrogate.

“Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan modelja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)