Pavarësisht bujës së madhe që shkaktoi ndarja e saj nga Alex Rodriguez, duket se Jennifer Lopez po vijon jetën e saj normalisht. Këngëtarja ka pasur mbështetjen e familjarëve të saj dhe jo vetëm.
Një burim ka treguar për “People” se Lopez ka qenë në humor të mirë falë mbështetjes që ka marrë dhe se po vazhdon xhirimet e filmit “Shotgun Wedding” në Republikën Domenikane.
Madje thuhet se pas ndarjes nga Rodriguez, ajo ka gjetur mbështetje se ish-bashkëshorti Marc Anthony, me të cilin ka dy binjakët Emme dhe Max.
“Jennifer është mirë. Ajo po xhiron akoma në Republikën Domenikane. Fëmijët e kanë vizituar dhe ata e bëjnë atë të lumtur. Jennifer dhe Marc Anthony kanë një marrëdhënie të mirë. Të kishte Marc pranë teksa punonte jashtë ka qenë shumë qetësuese për Jennifer”, ka thënë burimi.
Lopez dhe Anthony kanë arritur të kujdesen në mënyrë perfekte për fëmijët e tyre edhe pas ndarjes. Ata kanë ruajtur gjithmonë marrëdhëniet e mira edhe pse kanë 8 vite që janë divorcuar.
