Pink ka lënë pa fjalë të gjithë fansat e saj, teksa ka zbuluar në një intervistë për “Today” se më parë ajo nuk donte të bëhej mama.
Këngëtarja, nënë e dy fëmijëve, tha se të qenurit prind nuk ka qenë në planet e saj dhe se ka mbetur e surprizuar nga fakti se sot i pëlqen shumë që është nënë.
“Me të vërtetë nuk doja të bëhesha nënë. Nuk doja të bëhesha mama. Nuk ishte në listën e gjërave që duhej të bëja”, është shprehur fituesja e çmimit “Grammy”.
Por gjithçka ndryshoi për Pink kur erdhi në jetë vajza e saj e parë, Willow. “Linda Willow dhe ajo shprehja ‘të shikosh zemrën të dalë nga vendi’ mori kuptim”, tha këngëtarja, e cila ka dhe një djalë të quajtur, Jameson. /Afterparty.al
