Nuk do të kthehet më në “Për’puthen? Hyseni reagon për herë të parë dhe sqaron situatën

Që me hyrjen e tij në program ai u bë shumë i përfolur.

I kritikuar nga një pjesë e madhe për hyrjen e tij ai vendosi të vazhdojë qëndrimin në program përkundër se aty ishte ish e dashura e tij, Alvisa.

Hyseni prej ditësh nuk ndodhet në program dhe kjo ndodhi pas një zënke që ai pati gjatë marketingut me një nga djemtë, pjesë që nuk u transmetua për publikun.

Produksioni ka larguar konkurrentin nga programi duke mos dhënë sqarime për sherrin dhe për cilin djal tjetër bëhet fjalë.

Së fundmi ka reaguar vet Hyseni duke sqaruar situatën.

Ai shkruan se është i pezulluar nga programi dhe jo i përjashtuar dhe shton se nuk e di nëse do kthehet sërish në emision.

Në rrjet thuhet se Hyseni është konfliktuar me Brunon, por ende nuk dihet si qëndron e vërteta.