Nuk do ta besoni, por kjo treshe vjen sërish në bashkëpunim! Ja DETAJI që zbuloi projektin!

Tregu muzikor shqiptar duket se do të marri “zjarr” dhe jo më kot sepse nëse një treshe si Lumi B, Ledri Vula dhe Gjiko bëhen së bashku, suksesi është i garantuar.

Kjo u kuptua nga postimet e bëra së fundmi në faqet e tyre të Instagramit. Në story-n e postuar nga Gjiko duket treshja e cila ka nisur edhe xhirimet.

Ende nuk dimë më tepër detaje rreth këtij bashkëpunimi, por kemi kuptuar nga postimet në insatgram të tre artistëve se diçka po gatuhet.

Edhe pse sezonin veror e kemi lënë pas, duket se reperët do të vijnë me një super hit i cili me siguri do të na bëjë të këndojmë e kërcejmë!!