Nostalgjike në ditë me shi, ja ku i ka shkuar mendja Monika Lubonjës

Ditët me shi për Monika Lubonjën janë kthyer në nostalgjime e teksa po udhëtonte me makinë, shiu i ka sjellë ish-banores së Big Brother VIP një çast malli.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku interpreton vargjet e një prej poezive të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

“Dhe thënia e vjetër e Heraklitit, seç mu kujtua sot për dreq: “Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë, kurse të fjeturit janë veç””- vijon ajo tek interpreton disa nga vargjet e poezisë ‘Ca pika shiu ranë mbi qelq’ të Kadaresë.