Noizy nuk është lejuar të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të urdhërarrestit të lëshuar më herët nga autoritetet kosovare.
Noizy para disa muajsh u shpall në kërkim nga autoritetet kosovare nën dyshimin për rrahjen e Medi Isenit, një personazhi të njohur në platformën Tik-Tok.
“Noizy, ka provuar që të udhëtojë për në SHBA nga Greqia, por është kthyer prapa pasi që ka një rast penal në Kosovë”-shkruan Paparaci.