Kishte paralajmëruar që sot ata “do të merrnin mësim nga pedagogu”, dhe e ka më seriozisht se kurrë. Teksa na ndajnë pak momente nga publikimi i këngës së re me videoklip “FREESTYLE”, Noizy nuk i ka lënë “thumbat” për reperët e tjerë shqiptarë.
“Të dashur fansa a e dini që gjithë reperat janë duke e pritur këtë këngë më shumë se ju?” shkruan ai në InstaStory.
“Ju kisha lutur ta dëgjoni këngën me volum dhe kualitet të mirë, jo thjesht nga tel…Përveç reperave që kanë për ta degjuar në tualet me kufje,” vazhdon ai në postim.
Ashtu si kënga e fundit e Noizyt, “1 herë e mirë”, edhe “FREESTYLE” pritet të jetë një “DISS” i fuqishëm për rivalët e tij.


