Njihuni me 5 shenjat më “kokëfortë” të horoskopit

Demi – Të parët që kryesojnë listën e kokëfortëve janë personat e lindur në shenjën e Demit. Është e vështirë të bëni kompromis me të, pasi jo vetëm që s’do të nxirrni gjë në dritë, por ka shumë gjasa ta bëni nervoz/nervoze. Këmbëngulja e tyre mund të jetë aq intensive dhe nuk do të ndalen derisa të pranoni se është e drejtë.

Luani- Do të ishte habi e madhe po të mos gjenim Luanin në këtë klasifikim, pasi është me të vërtetë një kokëfortë i lindur. Për të është shumë e rëndësishme të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të merren për bazë mendimet dhe qëndrimet e tij.

Virgjëresha – Kur flisni me një Virgjëreshë, duhet të jeni të sigurtë që ata kanë bërë të gjitha hulumtimet e nevojshme dhe kanë kontrolluar dy herë të dhënat që do t’ju tregoni. Ky është momenti kur edhe nxjerr në pah kokëfortësinë e saj duke mos pranuar asnjë mendim dhe qasje ndryshe, përveç asaj që beson vetë.

Akrepi – Nëse keni një familjar, mik/mikeshë apo partner që i përket kësaj shenje, nuk mund të mos e vini re kokëfortësinë e tij. Për Akrepin mendimi i të tjerëve vlen një xhufkë dhe vetëm ai, ajo ka të drejtë. Akrepi e di mjaft mirë se nuk mund të shkëlqejë në gjithçka, por kjo nuk e pengon të shfaqë gjithë kohës fodullëkun e tij.

Bricjapi – Bricjapi është gjithashtu kokëfortë dhe urren të duket ”budalla”. Nëse është e nevojshme, ai do të vendosë gjithë energjinë e tij për të treguar se është i shkathët dhe do të mbrojë veten, derisa t’i zhgënjejë të tjerët. Bricjapët janë të zellshëm dhe nuk shmangin punën e vështirë, kështu që ata nuk pranojnë asgjë të gabuar.