Njerëzit kërkojnë me ngulm “Shiko Kush LUAN” dhe Arbana ua plotësoi dëshirën: “Big Brother VIP” në skenat e Luana Vjollcës!

Big Brother Albania VIP po vjen dhe të shumë kanë qenë emrat e personazheve që janë përfolur si pretendentët për tu bërë pjesë. Disa kanë heshtur e disa kanë mohuar lajmet e bujshme.

Por deri tani s’kemi hasur asnjë emër “BIG” dhe jemi ende kuriozë për të ditur kush do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme.

Kurioziteti është i madh dhe ndjekësit për të mësuar të rejat më të fundit kanë vënë re një detaj tek story-t e prezantueses Arbana Osmani dhe ajo çfarë ra në sy ishte një lëvizje mjaft e zgjuar për të tërhequr vëmendje në një moment që emisioni “Shiko Kush LUAN” kërkohet në masë nga publiku. Ishin pikërisht disa story nga skena e Luana Vjollcës si për të tërhequr vëmendjen që emisioni shkakton.


Epo vëmendjen e mori skena e “Shiko Kush LUAN” në storyt e Arbanës, ndërsa më pas një tjetër postim na tregoi skenën e vërtetë të “Big Brother VIP” që sërish ishte skena gjigante e programit “Take Me Out”, që sërish ishte nën autorësinë e Luana Vjollcës.

Ajo që nuk kuptuam ishin storyt nga skena e “Shiko Kush LUAN” pasi skena do jetë ajo e “Take Me Out”, sipas pamjeve. Epo storyt e bënë punën e vetë dhe vëmendja u mor!

Tani ne mezi po presim të shohim “Big Brother VIP Albania” dhe të shohim surprizat që ka rezervuar për të gjithë ne!/afterparty.al