Fifi ka javë që nuk është pjesë e Big Brother Vip por vazhdon të komentohet akoma dhe mungesa e saj ndihet edhe tek publiku.

Artistja pasi kaloi disa ditë pushimi në Turqi, si rrallë herë pas daljes nga shtëpia foli pēr atë që e lëndoi më së shumti kur doli jashtë.
“Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë.”, është shprehur Fifi.

