Një tjetër sukses për Luana Vjollcën! Bashkëpunimi me MC Kreshën në listën e këngëve më të dëgjuara në disa shtete të botës

Duket se arritjet për Luana Vjollcën nuk kanë të mbaruar.

Teksa realizoi me sukses projektin “Thuaje” dhe publikoi njëra pas tjetrës këngët bashkëshoqëruese pas çdo episodi me tematika tepër prekëse sociale, tashmë duket se kënga e fundit ka qenë edhe “qershia mbi tortë”.

“Nuk o ka ma qet” është hiti që bëri bashkë Luanën dhe MC Kreshën me një këngë dedikuar dashurisë në çdo dimension të saj, e kryesisht atë ndaj vetes.

Duket se kënga jo vetëm është pëlqyer, por ajo tanimë është në listën e këngëve më të dëgjuara në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri e Gjermani, teksa dëgjohet gjerësisht edhe në Britani e çdo shtet të botës.

Ia vlen të përmendet që kënga numëron plot 1.4 milionë views për dy ditë që nga publikimi.