Një tjetër konkurrente largohet papritur, Arjani i kthehet keq: Fodulle, shyqyr që nuk u përputhe!

Antonela Berisha ishte konkurrentja e radhës që vendosi të largohej nga “Për’puthen” beqare. Mes lotësh ajo u shpreh se pengu i saj më i madh në program ishte Mevlani.

Para se të ikte nga emisioni, opinionisti Arjan Konomi i tha asaj disa fjalë. Ai e konsideroi fodulle, mendjelehtë, mendjemadhe dhe theksoi se dëshira më e madhe e Antonelës ka qenë të luante me djemtë prandaj “shyqyr që nuk u përputh me ndonjë”.

“Ndoshta Antonela nuk e ka menduar të dilte beqare, ashtu siç nuk e ka menduar që nga ky emision do dilje në një farë mënyrë viktima e vetes tënde. Ke dashur të bësh një lojë dhe në një farë mënyre me djemtë të lozësh dhe të tallesh. Ke ngecur pastaj te dashuria me Mevlanin dhe unë që të kam besuar dhe vazhdoj të besoj deri në fund që me të vërtetë ai të pëlqente. Por kur ti arrite ta bëje këtë gjë ishte shumë vonë dhe e humbe. Je përpjekur, nisur nga mentaliteti yt që je rritur në Itali, ke krijuar një iluzion dhe ke ardhur në program si një “lojë zbavitëse dhe si një qejf i bukur” që do dalim në televizor dhe hajd të luajmë pak me këta djemtë. Mendjelehtësia jote ishte që u puthe në fillim me Atdheun, pavarësisht se mua më erdhi keq që ai ta nxori në atë mënyrë. Nuk ke qenë aq e fortë sa thoje pasi ke evituar të përballesh dhe ke lënë studion e je larguar. E tëra ka qenë një lojë Antonela!” tha ndër të tjera Arjani.

Për më shumë shihni videon: