Një princ i shtohet familjes së Elita Rudit, moderatorja ndan momentin emocionues!

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të vajzës Bota në mars të këtij viti. Çifti i dashur i showbizit shqiptar ka dhe një djalë më të madh Zërin.

Ndërkohë që dyshja po kalon një nga periudhat më të bukura me të vegjlit e tyre, familjes së moderatores nga Kosova i është shtuar edhe një tjetër princ.

Motra e Elitës, Natyra Rudi, ka sjellë në jetë një djalë.

Bashkëshortja e Gjikos ka ndarë një foto të të porsalindurit në InstaStory ku shkruan: “Mirëseerdhe bebushi Kaan”, duke zbuluar kështu edhe emrin e tij.

Shkrimin e shoqëron me një emoji me sytë me zemra për të treguar lumturinë e këtij çasti kaq emocionues.

Në foto shfaqen momentet e para pas lindjes së nipit të Elitës, kur ai prezantohet për herë të parë me të atin, me të cilin i ndan një xham.