Mjaftuan vetëm dy fjalët “New Location?” që LulubyLuana të zgjojë menjëherë kureshtjen e ndjekësve të saj. Me një postim minimalist, por plot mister, marka la të kuptohet se diçka e re dhe emocionuese është shumë pranë.
Pa zbuluar asnjë detaj, LulubyLuana ftoi publikun të hamendësojë destinacionin e radhës me mesazhin: “Guess where we’re coming next? Let the countdown begin.” Dhe, siç pritej, komentet u mbushën menjëherë me ide, dëshira dhe parashikime nga ndjekës që shpresojnë ta shohin markën sa më pranë tyre.
Nëse bëhet fjalë për një qytet të ri apo edhe për një zgjerim jashtë vendit, kjo mbetet ende një surprizë. Deri atëherë, numërimi mbrapsht ka nisur dhe pritja për zbulimin zyrtar po bëhet gjithnjë e më emocionuese.
Po ju, ku do të donit ta shihnit lokacionin e ri të LulubyLuana?

