Cristiano Ronaldo është vënë sërish në qendër të vëmendjes në Ditën e Babait, teksa partnerja e tij Georgina Rodriguez i ka bërë një dedikim tepër emocionues në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ylli portugez ka zgjedhur këtë ditë të veçantë për të kujtuar edhe babanë e tij të ndjerë, duke reflektuar mbi familjen që ka ndërtuar.
Në një postim në Instagram, Georgina ndau një fotografi mbresëlënëse të Ronaldos, i ulur në një plazh, nën çadra të mëdha dhe vila luksoze në sfond.
“Gëzuar Ditën për babanë më të mirë. Faleminderit që kujdesesh për ne, na udhëheq dhe na mbulon me dashuri çdo ditë. Ti je drita jonë. Zoti të ruajt gjithmonë. Të duam pafund”, shkroi Georgina në Instagram të enjten, më 19 mars.
Por ajo nuk u ndal me kaq.
Modelja 32-vjeçare iu përgjigj edhe postimit të vetë Ronaldos me një mesazh tjetër prekës.
“Ne të duam. Sa me fat janë fëmijët tanë që të kanë ty si baba”.
