Andrra Destani dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë në 19 mars të këtij viti, kur familjes iu bashkua një tjetër anëtar, i vogli Ayan.
E ndërkohë që sot bëhet fiks 1 muaj nga lindja e djalit të dytë të çiftit të famshëm, bashkëshortja e këngëtarit ka ndarë një video ku ka treguar për herë të parë portetin e tij.
“Gëzuar 1 mujorin Ayan!” shkruan Andrra teksa ka zbuluar fytyrën ëngjëllorë të vogëlushit në klipin e edituar sikur del nga një vezë.
Sinani dhe Andrra, të cilët lidhën kurorë bashkë në gusht të 2015-ës kanë edhe një djalë më të madh, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi, bashkim i shkronjave të tyre.

