Një javë pas lindjes së Atarës, Orinda Huta na emocionoi të gjithëve me postimin: “Më vjen për të qarë …”

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë së fundmi prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë producenti përmes Instagramit, duke publikuar edhe foton e parë me vajzën e duke zbuluar emrin.

640-0-60f0456539bec.jpg

Ata i kanë vendosur vajzës emrin Atara. Ky emër vjen nga gjuha hebre dhe do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Tashmë Turi dhe Orinda janë në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe qëndrojnë të pandarë si familje bashkë me Atarën.

Sot është bërë një javë që nga lindja e vogëlushes dhe Orinda ka ndarë me ndjekësit fotot më të ëmbla krah saj. Po ashtu, ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura duke e quajtur kurorë të dashurisë 14-vjeçare me Turin.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjeçare”, ka shkruar Orinda.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)