Një fshat i varfër në Indonezi do të jetë falenderues përherë për djalin e reperit shqiptar, ja projekti që u ndryshoi jetën

Një fshat i varfër në Indonezi është furnizuar me ujë dhe kjo falë grupit vullnetar ‘’Ma kthe buzëqeshjen’’.

Lajmi u bë i ditur nga reperi Gold Ag dhe ky projekt që do të ndihmojë shumë banorët mban emrin e djalit të tij, Gueril.

Si donator i hapjes së pusit të ujit është vendosur emri i të birit të Gold AG-së, Gueril pasuar nga emri i reperit, Arian Agushi. Kjo në fakt, erdhi si dhuratë nga menaxheri i tij Granit Hyseni si dhuratë për ditëlindjen e parë të djalit të tij. Me 28 nëntor, Guerili mbush një vit.

Ariani gjersa ndau videon që tregon punimet shprehu falenderimet e tij për dhuratën që i bëri shoku i tij në ditëlindjen e parë të Guerilit.

Vllau jem @granithysenii ma paska bo dhuratë për 1 vjetorin e djalit tem Guerilit.Vërtetë u mbush zemra me dashni dhe falenderim për te.Ndoshta mu nuk më ishte kujtu me ja bo atij, po si do qoftë lus Allahun që sa më shpejtë edhe ai të gëzohet e furnizohet me evlad, e kjo dhuratë ju boftë Xhenet gjithë familjes së tij.Faleminderit Granit ta kthefsha me t’mira e mos ta harrofsha.Gëzimi i këtyre në Indonezi dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre, reflektoftë gjithmonë në fytyrën tënde.FALEMINDERIT”.