Një dekadë të martuar! Mark Zuckerberg sjell fotot e rralla nga dasma

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg festoi 10-vjetorin e martesës së tij me bashkëshorten Priscilla Chan dhe pikërisht në këtë datë ka sjellë edhe një pjesë nga dasma e tyre e zhvilluar në vitin 2012.

Imazhi i shpërndarë në rrjetin social Facebook, shfaq çiftin të kapur për dore dhe duke buzëqeshur teksa shikojnë drejt njëri-tjetrit.

 

“Dhjetë vite të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku. Për më shumë aventura”-ka shkruar Zuckerberg përbri fotos.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan u njohën në Universitetin e Harvardit dhe filluan të frekuentoheshin me njëri-tjetrin në vitin 2003, teksa u martuan më vonë në maj të vitit 2012.