Një bionde hyri në mes, kush është 20-vjeçarja që mendohet se ndau Shakirën me Pique

Marrëdhënia e Shakirës dhe Gerard Pique raportohet se ka hyrë në krizë. Sipas mediave spanjolle, shkak mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

“El Periodico” informon se mbrojtësi i Barcelonës ka tradhtuar këngëtaren me një vajzë bionde 20-vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk është zbuluar, të paktën për momentin.

Pique është takuar disa herë me studenten, që njëkohësisht punon si organizatore eventesh tek Barcelona. Sipas “El Periodico” kjo tradhti është zbuluar nga Shakira dhe pas kësaj futbollisti është është zhvendosur për të jetuar vetëm në një apartament.

Tags: pique, Shakira