Ka nisur tashmë protesta e opozitës, e iniciuar nga arrestimi i ish deputetit Ervin Salianji.
Protestuesit janë mobilizuar pranë Presidencës ku kanë dhegur goma makinash dhe para kryeministrisë.
Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar protestën si fillimi i mosbindjes civile pa kthim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 por jo itenerari që do të ndjekin.Mbi 1000 efektivë në terren për ruajtjen e rendit.
Protesta nuk do të ketë fjalime politike ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha do e ndjekë nga shtëpia ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën ‘korrupsion pasiv’ për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’