Shqipëria ruan vendin e parë në grup, pasi mori një pikë në ndeshjen përballë Ishujve Faroe në Arenën Kombëtare.
Një ndeshje me disa mundësi, por kuqezinjtë nuk arritën të gjejnë portën.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në “Air Albania”.
Paçka fitores 3-0 të Çekisë kundër Moldavisë, kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E duke lënë pas Çekinë vetëm nga golavarazhi, pasi dy skuadrat kanë nga 15 pikë. Shqipëria dhe Çekia janë skuadrat që kalojnë më tej në finalet e “Gjermani 2024”.