Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lezhë ku një 2-vjeçar afgan ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur.
Sipas policisë ngjarja është aksidentale, i mituri duke luajtur është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.