Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 15-vjeçarin

Plagosje me thikë mes të miturve në Gjirokastër. Raportohet se pas një konflikti të çastit të regjistruar në lagjen “18 Shtatori”, një 15-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë autori është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

NJOFTIMI I POLICISË:
Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Fillimisht në media u raportua se autore e ngjarjes ishte një vajzë 13-vjeçare, e cila ishte shoqëruar në polici dhe po merrej në pyetje në prani të psikologëve.