Luana Vjollca gjithmonë e ka një surprizë për të gjithë ne dhe sigurisht pas çdo projekti në planet e saj është tjetër projekt!!!
Këtë herë nuk ka të bëjë me një projekt televiziv apo muzikor, pooor me lançimin e koleksionit të saj të çantave e të kapeleve të plazhit, “The Royal Jungle” apo ndryshe “Xhungla Mbretërore” në bashkëpunim me “IXI Store”.
View this post on Instagram
Një element unik dhe që bie më në sy është pikturimi me dorë, i cili i jep produktit identitet dhe origjinalitet përmes ngjyrave, paternave të krijuara, si dhe simbolit të Luanit.
Nëse u mahnitët nga koleksioni “WILD NATURE”, prisni se surprizat nuk kanë fund nga Luana!
Mbetëm të mahnitur nga koleksioni i kategorisë së parë me ngjyrat nga më të ndryshmet, ku vajzat besojmë do e kenë veshtirë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Por tani do i bëhet akoma më e vështirë pasi kategoria e dytë ishte frymëmarrëse e inspiruar nga Luani.
Na kishte paralajmëruar Luana për “Female Power”, por nuk kemi faj që serish ia doli të na surprizonte jashtë pritshmërive tona.
Po kategoria e tretë si do jetë vallë? Ne jemi në pritje!/afterparty.al
View this post on Instagram
