Sikur na e kishte paralajmëruar prej ditësh! Me storyt e saj, Luana na kishte ngacmuar jo pak për diçka të re dhe ne, sigurisht, mezi po prisnim të zbulonim se çfarë kishte në plan. E tani pritja mori fund!
Luana dhe Marin kanë bashkuar forcat në një projekt muzikor që ka goditur direkt në shenjë. Një këngë ritmike, plot energji dhe me atë atmosferën lozonjare që të fut menjëherë në mood-in e verës.

Përkrah Luanës është Marin, një emër tashmë i njohur dhe i pëlqyer në muzikën shqiptare, ndaj ky bashkëpunim duket se kishte të gjitha ingredientët për të funksionuar. Dhe po, funksionoi!
Bashkëpunimi vjen tamam në kohën e duhur: ditë të nxehta, makina me muzikë në maksimum, mbrëmje të gjata dhe… një këngë e re për playlistën e verës. 🎶☀️
Luana, me gjithë ato sinjale të vogla që na la në Instagram, na bëri kuriozë dhe tashmë e kuptuam pse. Projekti me Marin ishte surpriza që po na përgatiste dhe sigurisht që jemi të bindur se do ta doni me dëgjim të parë.
Një gjë është e sigurt: Luana dhe Marin e nisën verën me ritëm!
