Nga planet për bebin e dytë tek vendi më i çuditshëm ku kanë bërë dashuri/ Jonida Vokshi flet ‘pa dorashka’!

Jonida Vokshi është nga aktoret më të pëlqyera shqiptare.

Bukuroshja tanimë është nënë e një vajze të quajtur Emi, e cila erdhi në jetë nga martesa e saj me aktorin Beskin Krapi.

E ftuar në “Abc e Pasdites”, Jonida Vokshi rrëfeu disa copëza nga jeta e saj jashtë ekranit. Gjatë intervistës aktorja tha se bashkëshorti i saj Besniku është natyre romantike, e madje ata janë ende në muajin e mjaltit.

Jonida tregoi se kënga “Tennessee Whiskey”, e lidhte direkt më Besnikun. Ky i fundit në fillimet e njohjes i dërgonte mesazhe romantike me vargjet e këngës. Këngë e cila u bë lajtmotiv për çiftin duke qenë edhe kënga e vallëzimit të parë të dasmës.

“Ka një tekst nuk do thosha tekst, ka një poezi shumë të bukur, përveç muzikës. Copëza nga teksti mi ka pas treguar Besniku me mesazhe, unë ende s’e kisha dëgjuar këtë këngë. Dhe thosha si shkruan kaq bukur ky, mirë shqip dhe anglisht, derisa Besniku më prezanton më këtë këngë. Në këtë rast nuk ka qenë aq romatik se e ka pas kopjuar, dhe unë mendoja ashtu, por Besniku me vërtet shkruan shumë bukur”.

Shtatzaninë e parë Jonida e ka kaluar shumë qetë dhe ka qenë shumë pozitive, por shprehet se ende është shpejt për një fëmijë të dytë.

“Pikërisht ngaqë e kam marrë me kaq shumë qejf të presim dhe pak. Por nuk i dihet”.

Duke qenë se janë një çift romantik dhe ashtu sikurse dhe Jonida u shpreh janë ende në muajin e mjaltit, moderatori e pyeti nëse ka pasur ndonjë vend të çuditshëm ku kanë bërë dashuri. Jonida tha se janë disa vende por do i mbante sekret.