Nga një ëndërr në Miami! Luana Vjollca ndan super lajmin për brandin e saj

“Lulu by Luana” nuk ndalet, dhe prej kohësh po e vërteton synimin për tu shpërndarë përtej kufijve. Ishte vetë Luana Vjollca që ka ndarë super lajmin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Brandi i saj “LulubyLuana” tashmë është bërë pjesë e dyqanit të njohur “Wanitta Store” në Wynwood, Miami.

Përmes një postimi në Instagram, Luana zbuloi se më 30 maj do të jetë personalisht në Miami për të takuar fansat dhe për t’i prezantuar nga afër me koleksionin e saj.

“From a dream to Miami”, shkruan Luana, duke e cilësuar këtë si një moment shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e brandit të saj.

I pranishëm në dhënien e këtij super lajmi ishte edhe CEO i “Wanitta Store”, i cili e veçoi brendin Lulu by Luana sidomos për detajet dhe kujdesin që përfaqëson për figurën e vajzave dhe grave kur vjen puna për t’i bërë ato ndihen sa më mirë dhe plot vetëbesim. Dhe ku ka më mirë se kaq, Go Lulu!

https://www.instagram.com/reel/DY7RcG8oouV/?igsh=MWNjZGczaDdwcGt2Yw==