Shpesh, historitë më të forta të dashurisë lindin pikërisht nga një miqësi e thjeshtë. Me kalimin e kohës, ajo që dikur ishte vetëm shoqëri, mund të marrë një tjetër dimension emocional, pa e kuptuar as vetë.
Sipas psikologëve, një pjesë e madhe e çifteve e kanë nisur si miq, çka tregon se ky transformim është më i zakonshëm sesa mendohet. 
Por si ta kuptoni nëse ndjenjat tuaja (ose të tij/saj) kanë kaluar përtej miqësisë? Ja disa shenja që nuk duhen injoruar:
1. Ndiheni ndryshe kur jeni pranë tij/saj
Ajo rehati që kishit dikur zëvendësohet me një lloj emocioni apo tensioni të ëmbël. Mund të ndiheni më të vetëdijshëm për çdo gjë që thoni apo bëni.
2. Kontakti me sy bëhet më i vështirë
Në vend që ta shikoni lirshëm si më parë, tani mund të ndiheni në siklet ose të shmangni shikimin, sepse emocionet janë më të forta.
3. Mendoni për të më shumë se zakonisht
Nëse ai/ajo është vazhdimisht në mendjen tuaj, edhe pa arsye konkrete, është një sinjal i fortë që diçka ka ndryshuar.
4. Xhelozia fillon të shfaqet
Kur ai/ajo përmend dikë tjetër, ndjeni një lloj bezdie apo xhelozie që nuk e kishit më parë si mik/e.
5. Kërkoni më shumë kohë së bashku
Nuk ju mjafton më koha që kalonit si miq—tani doni më shumë afërsi dhe momente vetëm për vetëm.
6. Ndjenjat ju krijojnë konfuzion
Mund të përpiqeni t’i mohoni ose t’i fshehni, nga frika se mos rrezikoni miqësinë ekzistuese.
