Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka ndarë një histori personale të pazakontë nga një lidhje e kaluar, duke treguar se si një gjest romantik përfundoi në një situatë që e la të habitur. 
Ajo rrëfeu se gjithçka nisi kur pa një tapet maroken që i pëlqeu shumë gjatë një vizite në një qendër tregtare. Çmimi i tij ishte rreth 3 mijë dollarë, por në atë moment ajo nuk kishte me vete kuletën. Ish-i dashuri i saj u ofrua ta blinte për të, duke e kthyer atë në një dhuratë të veçantë. 
Më vonë, çifti organizoi një udhëtim luksoz në Turks and Caicos, i cili kushtoi rreth 20 mijë dollarë. Këtë herë ishte Rexha ajo që pagoi të gjitha shpenzimet me kartën e saj. Pikërisht në atë moment ndodhi diçka që e surprizoi këngëtaren. 
“Zemër, e di çfarë? Nuk ke nevojë të më paguash për tapetin që të kam blerë, tani jemi baraz”, kujton ajo t’i ketë thënë ish-partneri. 
Kjo deklaratë e la këngëtaren të habitur, pasi sipas saj, situata u trajtua si një lloj bilanci financiar mes tyre, duke e bërë dhuratën të dukej më shumë si një investim sesa një gjest romantik. Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, duke nxitur diskutime mbi mënyrën se si financat mund të ndikojnë në marrëdhënie. 
